Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tregon se ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet në 22 bashki dhe renditi KZAZ ku janë hasur problematika. ”Është mbyllur procesi i numërimit për 22 bashki. Janë 24 KZAZ nga 93 që kanë përfunduar procesin dhe kanë vendosur që për shkak të lodhjes të fillojnë nesër me votat për kandidatët e listës së hapur. Kemi një ndërprerje në dy KZAZ të Fierit, me ndërhyrjen tonë ka rinisur puna. Në 2 KZAZ në Pustec dhe Devoll ka përfunduar procesi dhe për kandidatët”,-tha kryekomisioneri.
Add A Comment