Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro

15:50 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Apartamente me qira ditore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tremujorin e parë të vitit 2024 janë ulur transaksionet e pasurive të paluajtshme. Referuar të dhënave të INSTAT vetëm në 3-mujorin e parë të këtij viti transaksionet e përllogaritura në këtë sektor arrijnë në 35.6 miliardë lekë ose rreth 350 milionë euro.

Vlera e transaksioneve është më e larta e regjistruara ndonjëherë në periudhën janar-mars, por është më e ulët se në tremujorin e fundit të vitit 2023, kur shitjet e pronave kapën shifrën mbi 360 milionë euro. Në raport me 3-mujorin e parë të vitit të kaluar shitjet janë rritur me afro 30 milionë euro, pasi vjet në këtë periudhë shitjet në sektorin e pasurive të paluajtshme ishin në vlerën 32.2 miliardë lekë ose 320 milionë euro.

Një metër katror në periferi të kryeqytetit ka arritur mbi 800 euro, në zonat më pranë qendrës vijojnë nga mbi 1200 euro metri katror deri në 2100 euro metri sipas çmimeve të referencës, dhe në zonat VIP ku përfshihet qendra apo ish Blloku një metër katror kushton deri në 5000 euro.

Shtetasit e huaj blejnë pa negociuar çmimin. Afro 1/3 e pronave në 5-vjeçarin e fundit po blihet nga të huajit. Në gjashtëmujorin e fundit të vitit të shkuar, 70% e agjentëve imobiliare i janë përgjigjur vrojtimit të Bankës së Shqipërisë duke thënë se apartamentet i kanë shitur me të njëjtin çmim ose deri në 5% më pak.

Interesi i të huajve për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, tregohet edhe nga shifrat e investimeve direkte, pasi vetëm në tre muajit e parë të vitit të huajit kanë investuar në këtë sektor afro 81.3 milionë euro duke u rritur me mbi 32 milionë euro, krahasuar me vjet. Sa i takon pritshmërive, ulje e çmimeve nuk duket në horizont, pasi vetëm 2% e agjentëve thonë se çmimet do bien, 64% thonë do jenë të qëndrueshme dhe 34% presin shtrenjtim përgjatë këtij viti.

Apartamente
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Krishtlindje në Pediatri”, studentët e mjekësisë mbledhin dhuratat për fëmijët

21:29 / December 4, 2025

Apartamente, toka e biznese/ Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri e paluajtshme në Vlorë

09:44 / December 4, 2025

Besimi i ndërtuesve në nivelin më të ulët në 3 vjet, po çmimet?

08:58 / December 4, 2025

Emergjencat civile/ Ministri Demo: Bashkitë do të kenë më shumë fleksibilitet financiar, mjete më efektive për ndërhyrje në territor

20:59 / December 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.