5 mijë planete jashtë sistemit tonë diellor janë zbuluar gjatë 30 viteve të fundit. Është rekord që konfirmohet nga NASA, Agjencia Hapësinore Amerikane që thekson se këtu përfshihen të gjitha zbulimet të cilat janë konfirmuar nga disa vrojtime në çdo rast.
Zbulimet e para janë bërë në 1992, me 3 planetë njëherësh, ndërsa 65 planetët e fundit të zbuluar janë konfirmuar në 21 Mars 2022, duke arritur edhe shifrën aktuale.
Mes 5 mijë botëve të reja, ka edhe planetë të vegjël shkëmborë si Toka jonë, ka gjigandë të gaztë shumë më të mëdhenj se Jupiteri, disa janë etiketuar si Super Toka, për madhësitë të jashtëzakonshme, apo edhe mini-Neptunë të nxehtë që orbitojnë shumë afër yllit të vet.
Gjithashtu nuk mungojnë edhe planete që rrotullohen rreth 2 yjeve apo që vijojnë të qëndrojnë drejt yllit në shuarje. Dhe sipas autorit të parë të studimit Alexander Wolszczan, do të gjejmë jetë diku, ndoshta ne stad primitiv, dhe është thjesht çështje kohe.
