Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Në 36-vjetorin e lindjes Noizy mori urimin e parë nga Stresi, ja mesazhi i reperit

21:50 / September 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noizystresi23
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tashmë çdo gjë i ka mbetur të shkurarës dhe Stresi me Noizyn janë bërë dy miq shumë të mirë.

Pas shumë vitesh në rivalitet, dy reperët prej një viti kanë lënë pas gjithçka. Noizy feston sot 36-vjetorin dhe për herë të parë, Stresi e uroi publikisht.

Ai ka postuar një foto në koncertin “Alpha Show” ku shihen të përqafuar teksa krah saj ka shkruar: “U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”.

image 40

Noizy dhe Stresi performuan krah njëri-tjetrin në “Alpha Show” më 14 gusht në sheshin Nënë Tereza, në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin. Sot reperët duket se janë bërë shok të mirë, duke mbështetur dhe u takuar me njëri-tjetrin.

Mirëpo vite më parë grupet e tyre OTR dhe TBA ishin në konflikt të vazhduar dhe reperët nuk ia kursenin diss-et dhe sherret e përgjakshme njëri-tjetrit.

image 41

Së fundmi në një intervistë i pyetur për “armiqësinë” me Stresin, Noizy i vuri fajin moshës. Ndër të tjera reperi u shpreh se nuk ia uron asnjë të riu atë sjellje, sepse është turp.

“Muzika hip-hop është e ndërtuar me këto zënka. Kemi qenë 20 vjeç, tani jam 35 dhe nuk mendoj që është e bukur të shohësh burra duke u zënë për muzikë. 100% ishte mosha. Nuk e besoj që kam qenë unë ai person atëherë. Mendoj që ka qenë një tjetër person. Është një kohë e gjatë dhe nuk ja uroj asnjë artisti, asnjë të riu të përfundojnë gjërat kështu. Nuk do të doja t’i kisha këto gjëra në biografinë time. Është turp,”-u shpreh Noizy.

Kujtojmë që rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre. Jo më larg se pak javë më parë, komentet mes tyre në Instagram bënë xhiron e rrjetit me Stresin që i kërkonte Noizyt një kostum nga koleksioni i ri dhe Noizyn që e konsideroi atë ‘familje’.

Ndonëse, vitet e fundit dy reperët ishin treguar “të butë” ndaj njëri-tjetrit nëpër intervista, askush nuk e priste që ata të bëheshin sërish miq e të linin pas çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën. Nëpërmjet dy videove live në llogaritë e tyre në Instagram Noizy dhe Stresi informuan fansat në 2021 se kanë bërë më në fund paqe dhe kanë falur njëri-tjetrin! Fillimisht ata thanë se thjeshtë nuk do merren më me njëri-tjetrit por shumë shpejt gjërat ndryshuan. Prej asaj kohe dy çunat kanë mbështetur projektet e njëri-tjetrit në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar komentet edhe as takimet.

Noizyt Stresi urimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas ndarjes, Vanesa Sono thyen heshtjen për raportin me Indrin

16:49 / May 31, 2026

Alex Rodriguez dhe Jaclyn Cordeiro ndahen pas tre vitesh lidhje

15:00 / May 31, 2026

Miqësia që mbeti në të kaluarën? Karlie Kloss nuk pritet në dasmën e Taylor Swift

13:42 / May 31, 2026

“Ta mora kalanë”, urimi epik i Mozzik në ditën e lindjes së Lotinës

12:30 / May 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.