Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Në 37 vjetorin e vdekjes, anëtarët e Partisë Komuniste kujtojnë Enver Hoxhën: Ngriti Shqipërinë nga e para

16:25 / April 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
download 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

37 vite më parë, në 11 prill 1985, u nda nga jeta Enver Hoxha. Në këtë përvjetor, disa nga anëtarët e Partisë Komuniste në Gjirokastër kanë shkuar pranë ambienteve të shtëpisë së Enver Hoxhës, e cila po restaurohet.

Një prej tyre, e ka kujtuar me mall diktatorin, teksa shprehet se Enver Hoxha e ka ngritur Shqipërinë nga e para pas luftës. Ai thotë se asnjë tjetër nuk e meriton lavdinë më shumë se Enver Hoxha.

“Enver Hoxha ishte udhëheqësi i LANÇ, i cili doli fitimtar me kampin antifashist botëror me udhëheqjen e Stalinit të madh, tërë jetën e tij qëndroi në kampin e paqes të gjithë popullit. Ishte figura më e madhe në Europë dhe Ballkan që i qëndroi socializmit për të arritur majën më të lartë të komunizmit.

Enver Hoxha ngriti një Shqipëri nga e para, ndërtoi hidrocentrale, bonifikoi fusha, siguroi një fuqi punëtore, siguroi arsim dhe shëndetësi falas. I dha lirinë dhe pavarësinë e vërtetë Shqipërisë siç ka thënë dhe Fan Noli i madh.

Siç ka thënë dhe De Goli se lavdia shkon te ai që nuk e kërkon dhe askush më shumë se Enver Hoxha e meriton atë. Sot nga kapitalizmi, fuqia punëtore ka marrë arratinë jashtë shtetit.

Ky sistem nuk po mban as 2 mln shqiptarë, Enver Hoxha i bëri nga 800 mijë në 4 milionë, të gjithë të punësuar”, tha ai.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.