Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në 4 Janar me certifikatë vaksinimi në punë

15:53 / January 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punesim takim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me rikthimin në punë më 4 Janar, të gjithë punonjësit e administratës publike do të duhet të vërtetojnë se nuk janë bartës të virusit Sarscov2 për t’u pranuar në vendin e punës. I njëjti rregull do të vlejë edhe për ata që punojnë në biznese private dhe janë në shërbim të qytetarëve.

Në këtë mënyrë ata do të duhet të pajisen me një nga 3 dokumentet që tregon se nuk janë të infektuar. Certifikata e vaksinimit e gjeneruar nga e-Albania do të jetë dokumenti i parë që do të kërkohet.

Në mungesë të saj të gjithë punonjësit e administratës publike punonjësit e supermarketeve dhe të qendrave tregtare, do të duhet të paraqesin një test PCR negativ çdo 5 ditë, respektivisht mëngjesin e çdo të hënë.

Dokumenti i trete është ai qe fakton se ke kaluar SarsCov 2 brenda gjashte muajve të fundit. Certifikata e shërimit të Covid-19, lëshohet nga e-Albania, ose nga autoritetet shëndetësore të vendit, që provon shërimin nga infeksioni Sars-Cov-2, me vlefshmëri deri në 6 muaj.

Komiteti teknik i eksperteve ka vendosur qe nga paraqitja e këtyre tre dokumenteve përjashtohen personat që kanë dokument mjekësor të lëshuar nga mjeku për mos aplikimin e vaksinës. Zbatimi i këtij urdhri do të monitorohet nga Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.