Në 5 muaj, që kur ka nisur aplikimi i saj, 48 shoferë kanë rezultuar pozitiv në testin e drogës! Rasti më i fundit është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje, ku në pranga ka rënë një 25-vjeçar me inicialet D. A..
I riu është ndaluar nga Policia për një kontroll të zakonshëm, mirëpo pas dyshimeve, atij iu bë testimi me aparatin AquilaScan nga ku rezultoi pozitiv. I riu është shoqëruar drejt Komisariatit, teksa ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke rënduar pozitën e tij.