Princi William dhe Princi Harry kanë zbuluar ditën e sotme statujën në nder të Princeshës Diana.
Vëllezërit kanë përkujtuar kështu 60-vjetorin e lindjes së nënës së tyre me një ceremoni të vogël në Pallatin Kensington, që ishte rezidenca mbretërore e Dianës.
Harry, i cili jeton në SHBA me gruan e tij, dukeshën e Sussex dhe dy fëmijët e tyre, mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar javën e kaluar në mënyrë që të përfundonte karantinën e tij përpara ngjarjes së së enjtes.