Vetëm gjatë gushtit vendin tonë e vizituan mbi 2 milion të huaj, duke e çuar në rreth 7.2 milionë numrin e turistëve që kanë vizituar Shqipërinë në këto 8 muaj.
Të parët janë vizitorët nga Kosova, por të shumtë ishin dhe italianët, spanjollët, turqit e francezët që zgjodhën këtë vit të pushojnë në Shqipëri.
Shifra i afrohet rekordit prej 7.5 milionë turistësh që u arrit në vitin 2022, viti më i mirë ndonjëherë në turizëm në bilanc shifrash.