Duke nisur që këtë të premte, në rrugët e Melburnit, të Australisë, do të ndalohet rreptësisht pirja e cigares.
Kryetari i bashkisë së Melburn, gjatë një deklarate për shtyp u shpreh se ky është vetëm fillimi, dhe se në pak kohë konsumimi i cigares do të ndalohet në të gjithë Australinë.
Çdo kush që mundohet të shkelë ligjin , i cili u miratua mëngjesin e sotëm, dhe të konsumojë cigare nëpër rrugët e Melburnit, do të gjobitet me një gjobë prej 100 dollarësh.
Tobakot dhe dyqanet e Melburn, kanë nisur sot boshatisjen e paketave të cigares, pasi shitja e tyre është ndaluar në mënyrë kategorike.
Kryetari i bashkisë tha se çdo vit rreth 4000 njerëz në Melburn, humbin jetën si pasojë e duhanpirjes, dhe se kjo gjë do të marrë fund tani.
Ai shtoi se askush nuk është i sigurt ndaj tymit të cigares, nuk ka rëndësi nësë ti e pi apo jo, mjafton të thithësh tymin e një cigareje, dhe dëmi është njësoj si ta pish vetë atë.
Ai gjithashtu tha se e kuptonte që nuk është dhe aq e thjeshtë ta lësh dhe të heqësh dorë, por fakti që nuk do ketë njerëz të tjerë të cilët e pinë cigaren përreth teje, dhe se nuk do të nuhasësh më aromën e saj, do të ja bëjë më të thjeshtë njerzëve lënien e saj.