Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Në avion apo në zyrë? Ku është rreziku më i madh nga koronavirusi?

23:45 / October 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avion corona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Udhëtimi me avion mund të jetë më i sigurt sesa të punuarit në zyrë në kohën e pandemisë së koronavirusit. Këtë pretendojnë prodhuesit e aeroplanëve Airbus, Boeing dhe Embraer. Airbus ka prezantuar një model kompjuterik që tregon se pasagjerët të cilët janë të ulur afër njëri-tjetrit dhe kanë maska të vendosura, u ekspozohen përgjysmë më pak spërklave të pështymës, në krahasim me njerëzit që mbajnë distancë prej 1.8 metrash në zyrë.

Megjithatë, Bruno Fargeon, inxhinier në kompaninë Airbus ka thënë në një konferencë në Gjenevë se: 

“Ne kemi më shumë të dhëna konkrete që tregojnë se avioni është ambient më i sigurt sesa hapësirat e mbyllura publike”. 

Duke përdorur modele të ngjashme, Beoing ka thënë se të ulurit afër njëri-tjetrit në avion përbën të njëjtin rrezik sikurse të qëndruarit dy metra larg në një dhomë konferencash.

Por çfarë tregojnë të dhënat? 

Sipas IATA-s, vetëm 44 raste të infektimit janë raportuar nëpër avionë deri më tani. Kjo i bie që një në 27.4 milionë pasagjerë është infektuar me koronavirus.

“Edhe nëse 90 për qind të rasteve nuk janë raportuar, sërish do t’i binte një rast për 2.7 milionë udhëtarë”, ka thënë këshilltari mjekësor në IATA, David Powell.

Aeroplanët përdorin sisteme të filtrimit që pastrojnë gjithë ajrin çdo dy deri në tre minuta, në krahasim me dy deri në tri herë brenda orës nëpër zyre, sipas IATA-s.

Sipas këtij grupi, kompanitë ajrore janë duke humbur gati 12 miliardë dollarë në muaj, teksa pandemia pengon realizimin e fluturimeve. 

AVION koronavirusi rreziku zyre
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.