Luizi, Olta, Kristi dhe Maestro u dënuan mbrëmjen e djeshme nga “Vëllai i Madh” pasi të katërt diskutuan nominimet. Ato do të qëndrojnë në një burg brenda shtëpisë së BB deri të martën.
Pas spektaklit Luizi u ka propozuar një plan që të dalin më herët nga aty.
Sipas tij, nëse rrinë të katërt pa folur atëherë do i nxjerrin sonte në darkë.
Luizi: A e dini se nëse rrimë pa folur na nxjerrin nesër në darkë? A rrini dot ju?
Kristi: Ti e gjete ti, të rrish ti pa fol??
Luizi: Të njëjtën gjë bëra me Efin, prandaj na nxorrën.
Olta: Shumë mirë jemi.
Kristi: Pse do të dalësh ti?
Luizi: Loja është andej jo këtej.
Olta: E ke gabim, loja është aty ku jam unë, ku je ti, ku është ai.
Kristi: Po ç’a humbet?
Olta: Për të humbur, humbasim ne shumë.
Luizi: Janë tre ditë.
Olta: Humbet shumë.
Luizi: Sa të duash humbet.
Olta: Sa të duash, se janë dhe banorë të rinj.