Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në cilat raste pensionistët mund të shkojnë në gjyq për masën e pensionit

14:02 / April 12, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pensione22
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Borxhi i akumuluar ndaj sigurimeve shoqërore, nga institucione publike dhe private, ka arritur në nivelin e 22.5 miliardë lekëve, një detyrim ky që ka ardhur në rritje vit pas viti, duke venë në vështirësi jo vetëm arkën e sigurimeve shoqërore, por edhe pensionet ne të ardhmen.

Qytetarët të cilët gjenden në këto kushte, apo përpara këtij fakti kanë të drejtë të nisin një proces gjyqësor, për periudhat në të cilat nuk rezultojnë të siguruar edhe pse kanë qenë në marrëdhënie pune. Avokatja Teuta Shkëmbi sqaron edhe procedurën që duhet të ndiqet.

Një problem permanent mbeten vitet kontributive, veçanërisht për ata të cilët kanë punuar gjatë periudhës komuniste. Në jo pak raste, regjistrat e këtyre kooperativave janë dorëzuar të mangët dhe në rastin më të keq, nuk janë dorëzuar fare.

Një pjesë e tyre, po ashtu, u shkatërruan gjatë trazirave të vitit 1997, duke bërë që periudha e vjetërsisë në punë të mos iu njihet. Kjo ka bërë që shumë qytetarë t’u drejtoheshin gjykatave.

Me ndryshimet e bëra, për një pjesë të ish-kooperativave kjo gjë shmanget. Kështu, të gjithë që kanë punuar në këto kooperativa bujqësore por që s’kanë asnjë dokument për ta provuar këtë nuk e kanë më të nevojshme që të përplasen dyerve të gjykatës për të kërkuar të drejtën që iu takon. Çdo vit pune nuk shkon dëm, por llogaritet për efekt pensioni.

Pragu është mosha 15 vjeç, pasi gjatë kohës së diktaturës, puna niste menjëherë pas përfundimit të arsimit bazë. Konkretisht, nëse dikush ka 7 vite pune në ish-kooperativat bujqësore, por si periudhë pune për shkak të mungesës së dokumentacionit i njihen 4, atëherë tri vitet e mbetura merren të mirëqena. Gjithsej janë 72 ish-kooperativa bujqësore në të cilat aplikohet kjo lehtësi.

Teuta Shkëmbi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Projektligji i ri: Euro do të bëhet monedha zyrtare e Shqipërisë/ Rregulla të reja për politikën monetare 

20:56 / July 25, 2026

Greva e punonjësve të palës greke – Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Mavromat

14:18 / July 25, 2026

Shërbimi Social sqaron pagesat për personat me aftësi të kufizuara: Rritja zbatohet nga 1 gushti, përfshihet edhe diferenca e korrikut

20:59 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.