TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Jetesa në Miami për Shakirën dhe fëmijët e saj është kthyer në ‘makth’, ajo kërkon zgjidhje

23:58 / May 29, 2023

Mali i Zi heq tabelat me gjuhën shqipe

23:47 / May 29, 2023

Ku i gjen paratë fondi amerikano-shqiptar? Granoff: Ja si krijuam shumën prej 300 milion dollarësh

23:38 / May 29, 2023

Tre orë të ngujuar në një kafene, gazetaret largohen nga Zveçani me ndihmën e një serbi

23:29 / May 29, 2023

Baton Haxhiu: KFOR-i shpëtoi një kasaphanë të mundshme në veri të Kosovës

23:23 / May 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Politikë

“Në cilën bordero i paguan…”, reagon Roland Bejko pas sulmit nga mbështetësit e Berishës

21:00 / March 28, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka reaguar në lidhje me akuzat e grupimit të Sali Berishës për veprimtaritë e tij publike si opinionist në televizionet në vend, deri në ditën që iu besua kandidimi për Tiranën. Sipas Bejkos, qëndrimet e tij në çdo intervistë, analizë apo debat kanë qenë qartësisht kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës: Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj.

Bejko nënvizon se është kandidat në bashkinë e qytetit ku jeton, pasi sipas tij nuk është shpallur “non grata” si i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë. Në fund të shkrimit të tij Bejko ngre dy pyetje për Foltoren dhe financimet që bën për njerëzit që e mbështesin.

“Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.

‘Reagim publik! Shikoj se familja Berisha dhe pagatorët e tij janë shqetësuar nga kandidimi im për Tiranën. Kjo më jep kënaqësinë për vendimin e drejt që kam marrë për të kandiduar në emër të Partisë Demokratike që Berisha po kërkon ta zhdukë në skutat e Ilir Metës.

Akuza më e rëndë që kanë gjetur për mua deri tani është se kam një veprimtari publike si opinionist tek një televizion i pavarur në vend, deri ditën që mu besua kandidimi për Tiranën. Akuza është se gazetari që më ka ftuar quhet Sokol Balla.

Përfytyro kolegët e mi të nderuar të majtë a të djathtë në bindje e qëndrime, që dalin tek televizioni i familjes Berisha, se çfarë mund të akuzohen, duke u përdorur i njëjti kriter, nëse identifikohen me akuzat dhe krimet që kanë mbi shpinë pronarët e godinës dhe pronarët e atij televizioni.

Në të gjitha daljet e mia publike prej gati dy vjetësh, në çdo televizion: Top News, ABC News, A1 Raport, Fax News, Euro news, MCN, A2CNN, etj, në çdo intervistë, analizë a debat, qëndrimet e mia kanë qenë dhe janë qartësisht të qarta kundër ortakërisë së trekëndëshit të Bermudës; Rama, Berisha, Meta dhe satelitit Veliaj, pasi në bindjen time, Shqipëria do të ndryshojë rrënjësisht ditën që historia do ti flakë në koshin e vet këta oligarkë të politikës dhe ekonomisë shqiptare që ditën bëjnë sikur zihen, natën ndajnë paratë e tenderave publikë, inceneratorëve, lejeve të ndërtimit, pronave publike, etj, sepse të gjitha rrugët e parasë së tyre, po t’i ndjekësh, përfundojnë aty, tek katër a pesë përdoruesit mëdhenj të parave të tyre që ndërtojnë së bashku blloqet e gradaçelave e pallateve kudo në Tiranë e bregdet.

Unë jam kandidat për Bashkinë e qytetit ku jetoj, sepse nuk jam shpallur “non grata” i akuzuar për korrupsion të qenësishëm, as i akuzuar për mbështetje të trafikantëve dhe grupeve kriminale, as si pengues i demokracisë.

Unë jetoj me punën time.

Por ama, dy pyetje më mundojnë prej kohësh. Ku i gjen paratë Foltorja për shpenzimet financiare marramendëse që bën?! Në cilën bordero paguhen njerëzit e shumtë të të gjitha niveleve të angazhuar te Foltoria?!’- shkruan Bejko.

mbeshtetesit Roland Bejko sulm
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Shefja e UNMIK-ut dënon sulmet ndaj KFOR-it: Në solidaritet me KFOR-in dhe të lënduarit

23:03 / May 29, 2023

Mori rezultat pozitiv në zgjedhje, Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Atij i dhemb fakti se humbi Shkodrën…!

22:42 / May 29, 2023

Alizoti: Aty ka interes botëror jo thjesht lokal, duhet të koordinohemi me SHBA-në

22:09 / May 29, 2023

“Çfarë nuk hoqa kur i thashë të duam në PS”, Rama nuk kursen batutat me ministren Kushi: Shko e ha dreka me burrin e Evisit, jo se e pyeste shumë, por…

21:20 / May 29, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Rama: Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre

21:53 / May 29, 2023

Përplasjet në Veri të Kosovës, Xhaçka: Të ndalen sulmet e paprovokuara! Dialogu të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajon

21:31 / May 29, 2023

OSBE dënon dhunën ndaj ushtarëve të KFOR-it në Veri të Kosovës: Të rivendoset menjëherë qetësia!

21:01 / May 29, 2023

Fishkëllima gjatë takimit me Ramën, reagimi i kryeministrit: Zogu, kur të luajë Elbasani me Manchester City…

20:22 / May 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Jetesa në Miami për Shakirën dhe fëmijët e saj është kthyer në ‘makth’, ajo kërkon zgjidhje

23:58 / May 29, 2023

Mali i Zi heq tabelat me gjuhën shqipe

23:47 / May 29, 2023

Ku i gjen paratë fondi amerikano-shqiptar? Granoff: Ja si krijuam shumën prej 300 milion dollarësh

23:38 / May 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.