Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi janë prej vitesh miq, shoqëri që po e ruajnë akoma edhe pas largimit të moderatores nga emisioni i humorit “Portokalli”.
Ditën e sotme, moderatori feston ditëlindjen dhe Xhemi ka vendosur që ta urojë mikun e saj me një përmbledhje momentesh të kaluara së bashku, duke iu drejtuar me një kërkesë mjaft dashamirëse.
“Mos ndrysho kurrë. Gëzuar ditëlindjen”
Dyshja bëhen shpeshherë nostalgjikë dhe kujtojnë periudhën kur moderonin bashkë spektaklin e humorit.
“Qesh gjithmonë me këtë dialogun”, ka shkruar Salsano krahas videos së publikuar në InstaStory ku duken së bashku me Xhemi në korridoret e televizionit.
Moderatorja ka pranuar më herët se nuk do të jetë më kurrë pjesë e ekranit (vetëm nëse ndodh ndonjë çudi e madhe) dhe se tani do i dedikohet familjes së saj, bashkëshortit e dy djemve.