Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Në dukje në lulëzim, biznesi i shpërndarjes online i mban dyert hapur për mbijetesë

22:11 / April 5, 20205 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lslssl
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse në dukje të favorizuara nga regjimi i karantinës së COVID-19, kompanitë e shitjeve online dhe ato të shpërndarjes së ushqimit në shtëpi po vuajnë pasoja të ngjashme, ndërsa përpiqen të mbajnë në punë burimet e tyre njerëzore.

Kompania Bio Trade, e cila furnizon në ditë normale restorantet dhe kafenetë e Tiranës me fruta dhe perime e humbi klientelën brenda ditës –me vendosjen nga qeveria të regjimit të karantinës për shumicën e bizneseve, si masë parandaluese ndaj epidemisë së COVID-19. Administratorët e saj u gjendën fillimisht në udhëkryq: të mbyllnin biznesin dhe të dërgonin në shtëpi punonjësit e tyre, ose të gjenin një zgjidhje tjetër.

online

“Kërkuam një alternativë tjetër, siç ishte shpërndarja e fruta- perimeve direkt ne shtëpitë e klientëve,” thotë sipërmarrësi Marius Seitaj, një prej ortakëve të kompanisë.

Mundësia e shpërndarjes së ushqimeve në shtëpi u konsiderua një zgjidhje e mirë edhe për të mbajtur në punë 19 punonjësit e kompanisë. Riformatimi i aktivitetit të kompanisë Bio Trade nuk rezultoi të ishte i vështirë.

“Arsyeja kryesore kanë qenë padyshim burimet tona njerëzore, mbajtja e tyre në marrëdhënie pune. Infrastrukturën ne e kemi gati, duke filluar që nga burimet njerëzore, asetet, si dhe fermerët, të cilët na mbulojnë me produktet e freskëta,” shton Seitaj për BIRN.

Kompania shpërndau reklamë në rrjetet sociale dhe përmes mesazheve dhe u lidh më pas me kompani të tjera të shpërndarjes, për të plotësuar shportën e produkteve.

Zgjidhje të ngjashme u përqafuan nga një mori biznesesh në Tiranë, të cilët ndërsa u bënë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, u ofruan atyre mundësinë e blerjeve përmes telefonit, internetit apo aplikacioneve.

Në këtë biznes ka kompani që kanë shërbyer më herët dhe të tjerë që janë përfshirë së fundmi, duke u përpjekur të mbahen në këmbë gjatë javëve të izolimit. Por ndërsa nga reklamat, biznesi i shpërndarjes online duket në lulëzim, shumica e sipërmarrësve i thanë BIRN se janë duke punuar për mbijetesë.

Përfaqësues të kompanive të shitjeve online shpjeguan se shitja e disa produkteve elektronike në ditët e para të karantinës i kishte ndihmuar që të qëndronin në nivelet e mëparshme të punës.  Ata raportojnë gjithashtu një shtim të shitjes së pajisjeve që më herët mund të bliheshin në dyqane, por ky nuk konsiderohet kompensim i mjaftueshëm për punën e tyre.

“Nuk ka përmirësim. Jemi njësoj si më parë. Ka kërkesë për disa produkte elektronike, kryesisht ekspresë kafeje e të ngjashme, por sasia e tyre është e limituar. Ndërkohë veshjet apo produkte të tjera nuk shiten. Pak a shumë balancojnë njëra- tjetrën”, tha Shpëtim Dervishi, administrator i Movida.al.

Një përfaqësuese e rrjetit të supermarketeve Conad, që kërkoi të mos identifikohej me emër, i tha BIRN se shitjet nga distanca përmes telefonit ishin shtuar, por ato mbeten në kuota minimale krahasuar me shitjet në dyqane.

Ajo tha se kompania kishte pasur më herët vetëm një motor për shpërndarje dhe tani kryente më shumë porosi, por se kjo nuk ndryshonte aktivitetin normal në dyqan.
Supermarketet dhe dyqanet, ndër të paktat biznese që vijojnë të jenë hapur, kanë pasur në vijim rritje të shitjeve dhe se shumica e tyre kryhet në dyqane.

“Në sektorin tonë situata është e tillë që shitjet janë shtuar edhe në dyqanet e lagjeve dhe më shumë në supermarkete,” tha përfaqësuesja e Conad.

Ndryshe nga supermarketet, restorantet që iu bashkuan platformave të shpërndarjes online nuk po korrin rezultate.

lame

Xheni Lame, administratore e restorantit “Bufe” në Tiranë tha se pavarësisht përfshirjes së tyre në rrjetin e shpërndarjes “Baboon”, që mundëson shpërndarje të ushqimeve nga restoratet në shtëpi, kërkesat mbeten minimale.

“Vetëm po mbajmë hapur kuzhinën. Porositë janë shumë të pakta,” tha Lame, duke shtuar se shumica e njerëzve janë në shtëpi dhe gatuajnë vetë, diçka që i ndihmon edhe të kalojnë kohën.

Lame tregoi se disa restorante, përfshi “Bufe” dhe rrjeti “Baboon”, po i përdornin kuzhinat e hapura në funksion të mjekëve dhe infermierëve të spitalit Infektiv, që përballen me COVID-19.

“Thuajse një herë në dy ditë plotësojmë një porosi që u dërgohet mjekëve,” tha Lame.

Përmes një njoftimi në Facebook, “Baboon” nisi një fushatë dhurimesh për të mundësuar vazhdimin e furnizimit me ushqim të mjekëve dhe infermierëve. Një link për dhurime, bashkëpunim i Baboon me Global Albanian Foundation kishte mbledhur deri të premten 5500 dollarë për këtë qëllim, ndërsa nismës i janë bashkuar edhe disa restorante në qytet.

Elena, pronarja e një restoranti të njohur në kryeqytet që ofronte edhe më parë ushqim në shtëpi i tha BIRN se e mbante kuzhinën hapur vetëm për të mos larguar përfundimisht stafin.

“Nuk kemi asnjë përfitim,” tha ajo, duke shtuar se vështirësitë ishin në rritje.

Një pjesë e mirë e shërbimeve të ofruara virtualisht janë megjithatë në faza fillestare. Pjesa më e madhe funksionon përmes numrave të telefonit.

“Klientët marrin në telefon dhe një prej punonjësve, në orët kur nuk ka fluks, e bën pazarin për ta, duke qëndruar në linjë”, thotë përfaqësuesja e Conad.

Në një formë të ngjashme vepron edhe kompania e Seitajt. Ai tha se me një pjesë të klientëve lidheshin përmes SMS dhe WhatssApp. “Individët bëjnë listën e tyre, ndërkohë ne u dërgojmë paraprakisht dhe listën e çmimeve, që të jemi të drejtë dhe e dërgojnë me mesazh te agjentët tanë,” thotë Seitaj.

Kompanitë e shpërndarjes nuk janë pa probleme. Seitaj thotë se pavarësisht se kanë lejet e duhura, ka oficerë policie që i ndalojnë dhe i pengojnë, ndërkohë që vështirësitë financiare janë në rritje.

“Dhe në këto kushte kemi vështirësi të mëdha financiare dhe do donim nga shteti të na shihte dhe ne me një sy tjetër le të themi,” tha Seitaj.

Ngjashëm edhe përfaqësuesi i shoqërisë Movida.al u detyrua të bëjë ristrukturim të stafit.

“Po punojmë me orare të shkurtuara si zgjidhje për të mos lënë asnjë pa punë,” përfundoi ai.

Biznesi lulezim mbijetese online shperndarjes
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.