Ish-sulmuesi i Kukësit në sezonin e kaluar, Mirlind Daku është duke kaluar një formë të shkëlqyer në Kosovë, teksa me 15 golat e tij është duke udhëhequr Ballkanin në këtë fillim sezoni. Forma e tij, nuk ka kaluar pa vëmendje edhe jashtë kufijve shqiptarë, teksa nga Italia, mediat kanë raportuar se Daku është në fokusin e Torinos dhe Lacios dhe nëse futbollisti ruan këtë nivel, atëherë mund të ketë lëvizje që në muajin janar.
Duke parë të gjithë situatën, edhe klubi i Ballkanit po kërkon të veprojë shpejt dhe të përvetësojë kartonin e Dakut. Aktualisht, sulmuesi është në pronësinë e Osijek dhe është te Ballkani nëpërmjet formulës së huazimit.
Ndaj, ekipi i Superligës, sipas asaj që ka shpjeguar edhe vetë 22-vjeçari në një prononcim për “Sporti në KTV” është duke u munduar ta bëj të tijin tërësisht sulmuesin teksa ka nisur bisedimet me kroatët dhe më pas të përfitoj financiarisht nga një shitje e mundshme e Dakut në një klub të rëndësishëm europian
