Nata e sotme për këngëtarin nga kosova Capital T pritet të jetë e rëndësishme për shkak të koncertit që do të mbajë në sheshin “Nënë Tereza” dhe këngëtari e ka shprehur disa herë në rrjetet sociale.
Në këtë natë të rëndësishme për të nuk do mungonte as mbështetja e reperit 2po2, i cili është daja i Capital T.
Në një foto të postuar në Instagram 2Po2b është kthyer pas në kohë në vitet ’90 ku shihet bashkë me nipin e tij që atëherë ka qenë një djalë i vogël.
“Koha Flutoron Shpejt ´ Ne Foto me Nipin Tem Capital T Ne Fillim Te 90 – tave Timecapsule Fluturon Sonte Me Trimin Ne Tirane have fun” shkruan reperi në postim.
