Zgjedhje lokale janë mbajtur edhe në Spanjë. Socialistët që drejtojnë ekzekutivin, do të humbin shumicën e bashkive, që do të drejtohen nga të djathtët e Partisë së Popullit.
Në një fshat procesi i votimit për të gjithë banorët zgjati më pak se 30 sekonda. Të shtatë votuesit e regjistruar të fshatit Villaroya, një komunitet i vogël i provincës La Rioja, thyen të dielën rekordin e vendosur në zgjedhjet e kaluara, ku të gjithë votuan për 32 sekonda.
Ata zgjodhën sërish në detyrë kryebashkiakun Salvador Perez, i cili mban këtë post prej vitit 1973.
“Nuk e di nëse do t’i marr të shtatë votat, por me siguri që po”, tha ai për mediat spanjolle para shpalljes së rezultatit. Dhe ashtu ndodhi. Perez shpjegoi se banorët janë të trajnuar shumë mirë dhe ishin gati të votonin sapo u hap qendra. Atyre iu deshën 29 sekonda e 52 të qindtat për të mbyllur procesin.
