A do të rikandidojë për të drejtuar Partinë Demokratike e vulës? Lulzim Basha tha për gazetarët se ai vendos interesin e demokratëve përpara interesave të tija.
Teksa në Kuvendi është mbledhur sot në seancë plenare, ish-kryedemokrati Basha tha po ashtu se distancohet nga çdo sjellje dhune apo banalitete, ndërsa komentonte incidentet e ndodhura pas mbledhjes së Kryesisë.
“E kam treguar me vepra që di të vendos interesin e demokratëve mbi timin. Do ta tregoj vendimin tim së shpejti”,-tha Basha.