Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në Gjermani regjistrohen më shumë se 3 milionë të papunë

17:34 / August 31, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4358
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Papunësia në Gjermani është rritur në më shumë se tre milionë njerëz për herë të parë në më shumë se dhjetë vitet e fundit.

Numri i të papunëve u rrit në gusht krahasuar me muajin e kaluar me 46.000, në 3.025 milionë. Kjo është 153.000 më shumë se në gusht të vitit 2024, njoftoi Agjencia Federale e Punësimit në Nuremberg. Shkalla e papunësisë u rrit krahasuar me korrikun e këtij viti me 0,1 pikë përqindjeje, në 6,4 përqind.
Numri i të papunëve mbi kufirin prej tre milionësh u regjistrua për herë të fundit në shkurt të vitit 2015.

“Tregu i punës karakterizohet ende nga stanjacioni ekonomik në vitet e fundit“, tha drejtuesja e Agjencisë Federale të Punësimit, Andrea Nahles. “Megjithatë, ka edhe shenjat e para të stabilizimit“, shton ajo.
Numri i të papunëve në Gjermani rritet parimisht gjithmonë gjatë verës, sepse kompanitë punësojnë më pak para pushimeve vjetore. Por shifrat e gushtit ishin për herë të fundit kaq të larta 15 vjet më parë.
“Tre milionë të papunë janë një pasojë e turpshme e refuzimit për të zbatuar reformat në vitet e fundit”, tha Rainer Dulger, president i Konfederatës së Shoqatave të Punëdhënësve Gjermanë. Ai theksoi se tani nevojitet një valë e vërtetë reformash në vjeshtë.
Në një krahasim mbarëkombëtar, shkalla e papunësisë në landet Bremen (11.8 përqind) dhe Berlin (10.5 përqind) është tepër e lartë. Ndërsa në landet jugore, në Bavari (4.2 përqind) dhe Baden-Württemberg (4.7 përqind) shifrat e papunësisë janë më të ulëtat. Agjencia Federale e Punësimit për statistikat përdori të dhëna të disponueshme deri më datën 13 gusht. Të dhënat pas datës 13 gusht do të përpunohen në bilancin zyrtar për këtë muaj, që bëhet muajin e ardhshëm.
Por pavarësisht këtyre shifrave të reja rekord, Instituti për Kërkime të Tregut të Punës dhe Profesioneve (IAB) sheh shenjat e para të përmirësimit të gjendje. Për barometrin e tyre të tregut të punës, ekspertët anketojnë të gjitha agjencitë e punësimit çdo muaj në lidhje me pritjet e tyre për tre muajt e ardhshëm.
Në gusht, për herë të parë në tre vjetët e fundit, ata prisnin që rritja e papunësisë të ndalej. Gjithashtu, sipas këtyre vlerësimeve, punësimi mund të fitonte përsëri të merrte vrull.
Clemens Fuest, President i Institutit Ifo, i rekomandon qeverisë federale të miratojë kundërmasa sa më shpejt të jetë e mundur. “Politika duhet të tregojë se nuk është vetëm e aftë të marrë hua, por edhe të zbatojë reforma strukturore që janë të vështira dhe shkaktojnë konflikte“, tha Fuest. “Nëse reformat kanë sukses, investimet private në Gjermani do të rriten përsëri, dhe bashkë me të do të hapen edhe vende të reja pune”, thotë ai.

gjermani Njerez papunesi Pune regjistrim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.