Ndaj Benjamin Mendy rëndojnë akuzat e përdhunimit të vajzave të mitura të moshës 17 dhe 18 vjeç. Juristët në sallën e gjyqit panë pamje nga kamerat e policisë nga brenda rezidencës “së izoluar” ku 28-vjeçari akuzohet se kreu përdhunimiet.
“Ishte i izoluar aq shumë nga dëshmitarët dhe sapo viktimat ishin atje me portat e mbyllura pas tyre, ndiheshin menjëherë të pambrojtura”, theksoi prokurori.
Sipas Gjykatës së Lartë në Chester, rezidenca ishte “pjesë e pandarë” e mënyrës sesi mbrojtësi i majtë i Manchester Cityt dhe bashkë i pandehuri i tij, Louis Saha Matturie, 40 vjeç, ishin në gjendje të abuzonin me viktimat e tyre.
Mendy akuzohet për 10 vepra të abuzimit seksual kundër shtatë grave midis tetorit 2018 dhe gushtit 2021, por ai i mohon këto ngjarje. Ai mohon 8 akuza për përdhunim, një akuzë për sulm seksual dhe një akuzë për tentativë përdhunimi.
Gjykata dëgjoi se si Mendy dhe Saha mbyllën disa nga viktimat e tyre në dhomat e rezidencës. Gratë dyshohet se janë futur në dhomën e gjumit, që ka “dyer speciale me kyçje”.

