Qytetarë dhe aktivistë kanë dalë në rrugët e Athinës për të protestuar lidhur me aksidentin ku u përplasën dy trena duke shkaktuar deri më tani 57 viktima si dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas mediave vendase mësohet se mbi 3000 qytetarë janë duke protestuar, duke bërë që Athina të jetë në kaos. Gjithashtu protesta po mbahen edhe në Selanik. Rrugët janë bllokuar si dhe trafiku paraqitet tepër i rënduar.
Kryeministri Kiriakos Mitsotakis tha se një “gabim tragjik njerëzor” dukej se ishte shkaku i përplasjes kokë më kokë të ternave në të njëjtin binar, ku u vranë 57 njerëz dhe më shumë se 100 u plagosën mesnatën e të martës në veri të Greqisë.
