Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në hetim për ngacmim seksual/ Zyra e Guvernatorit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo u tërhoq nga plani për…

21:52 / February 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
guvernatori i nju jorkut1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zyra e Guvernatorit të Nju Jorkut Andrew Cuomo u tërhoq nga plani për të zgjedhur një hetues që do të shqyrtonte akuzat e ngritura kundër tij për ngacmim seksual.

Ai tha të dielën se kishte kërkuar në të njëjtën kohë nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit dhe një anëtar i gjykatës së apelit të caktonin një prokuror për të kryer një hetim të pavarur.

Cuomo, një nga politikanët më të njohur demokratë të vendit, popullariteti i të cilit u rrit gjatë muajve të parë të pandemisë, është përballur me një varg polemikash javët e fundit, duke përfshirë çështjen e trajtimit nga administrata e tij të numrit të lartë të vdekjeve nga COVID-19 në shtëpitë e të moshuarve.

Administrata e tij tha se donte që hetimi të bëhej “në një mënyrë që të mos linte dyshime”. Komentet erdhën pas akuzave të ngritura nga dy ish ndihmëse për sjellje të pahijshme seksuale nga ana e guvernatorit, të cilat ai i ka mohuar.

Administrata e tij tha të shtunën se kishte zgjedhur një ish-gjykatëse federale, Barbara Jones, për të drejtuar hetimin, por se tani dëshironte të shmangte “qoftë edhe perceptimin se hetimit i mungonte pavarësia ose se ishte i ndikuar nga politika.”

Administrata e zotit Cuomo tha se i kishte kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit të Nju Jorkut dhe Kryetarit të Gjykatës së Apelit që së bashku të caktonin një prokuror të pavarur pa përkatësi politike për të kryer një hetim të plotë dhe për të nxjerrë një raport publik.

“Të gjithë anëtarët e zyrës së Guvernatorit do të bashkëpunojnë plotësisht. Ne nuk do të bëjmë asnjë koment tjetër derisa të lëshohet raporti,” tha në një deklaratë këshilltarja e posaçme e zotit Cuomo, Beth Garvey.

Guvernatori ngacmim Nju Jorku seksual
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.