Një raport i publikuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë në Itali, ka zbuluar problemet të cilat lidhen me ekstradimin e kriminelëve shqiptarë.
Në raportin mbi luftën ndaj krimit dhe trafikut të drogës, autoritetet italiane raportojnë se kriminelët shqiptarë ekstradohen, futen në burgjet e Tiranës dhe Vlorës dhe më pas largohen nga qelitë pasi kanë paguar para.
“Kriminelët shqiptarë i gjykojnë të gjithë për t’u transferuar në burgjet e Tiranës apo të Vlorës, sepse atëherë, shumë prej tyre, duke paguar dalin kur të duan.” thuhet në Raport.
