Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ne jemi ata shqiptarë!

13:19 / October 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 10 05 at 13.19.33
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Elisa Spiropali/

Ne jemi ata shqiptarë që nuk kandidojmë nacionalist-irrendentist në bashkitë e vendit tonë.

Ne jemi ata shqiptarë që për herë të parë kemi organizuar samitin BE-Ballkan Perëndimor, me të gjitha vendet e Rajonit në tryezë, në Tiranë.

Ne jemi ata shqiptarë që pas pak ditësh do presim Samitin e Berlinit në mes të Tiranës për herë të parë jashtë kufijve të Bashkimit Europian.

Ne jemi ata shqiptarë që i kemi dalë për Zot Kosovës në ulësen e Këshillit të Sigurimit. Një arritje historike për Shqipërinë që nuk ka rënë nga qielli, por është fryt i punës tonë për t’i ngritur kokën Shqipërisë në nivelin ndërkombëtar.

Ne jemi ata shqiptarë që nuk i kemi shitur naftë Jugosllavisë kur luftonte në trojet e ish-Jugosllavisë që po copëtoheshin, jo vetëm fizikisht, por njerëz po vriteshin aty.

Ne jemi ata shqiptarë të cilët i kemi qëndruar interesit kombëtar në çdo kohë edhe kur është dukur nga dritëshkurtërit se interesi kombëtar nuk përkonte me interesin tonë politik.

Ne jemi ata shqiptarë që do ta anëtarësojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ne jemi ata shqiptarë që në NATO – edhe pse një vend i vogël- kemi treguar kush jemi, jo vetëm në raport me rajonin e me luftën në Ukrainë, por me çështje me rëndësi më të madhe.

Ne jemi ata shqiptarë që kanë kryesuar Presidencën e OSBE-së.

Ne jemi ata shqiptarë që nuk e kanë turpëruar kurrë Shqipërinë, as me hedhjen në erë disa ditë para anëtarësimit në NATO e as në ndonjë gjiriz tjetër ku flitet kundër Shqipërisë.

Këta shqiptarë jemi ne!

Se cilët shqiptarë jeni Ju ose të paktën disa prej Jush, verdiktin e ka dhënë vota e këtij populli dhe mandata e aleatit tonë më të madh.

*Fjala e mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Zgjedhjet vendore mbahen më 9 maj 2027/ Presidenti Begaj dekretoi datën pas konsultimeve me partitë

15:17 / October 30, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.