Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në karantinë prej koronavirusit anija në portin e Xhenovas, ka dhe shqiptarë pjesë të ekuipazhit

17:36 / March 4, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekupiazhi i një trageti, plot 50 persona, ku ka udhëtuar një udhëtar pozitiv me koronavirus është bllokuar në gjëndje karantine në një port italian e mes personelit ka dhe shtetas shqiptarë.

Anija Rhapsody e kompanisë së trageteve GNV është blokuar në portin italian të Xhenovas pasi një prej pasegjerëve që ka udhëtuar me të ka rezultuar pozitiv nga koronavisuri.

Personi i infektuar ka mbërritur me këtë traget në portin La Goulette të Tunizisë më datë 27 shkurt e disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv nga virusi.

Menjëherë është aktivizuar procedura e kontrollit shëndetësor për ekuipazhin e anijes dhe për pasegjerët që kanë udhëtuar me të.

Ndërkohë anija ka mbërritur në portin e Xhenovas për disa punime mirëmbajtje të përashikuara me kohë.

“Personeli i anijes rreth 50 persona është i përbërë nga shtetas të huaj kryesisht shqiptarë e filipinë, informon për mediat vendase, këshilltari i mbrojtjes civili i rajonit Liguria Giacomo Giampedrone.

Ekuipazhi, tha ai duhet të qëndroj dhe 10 ditë të tjera në izolim, e po vlerësojmë nëse do të qndrojnë në bordin e anijes apo në një strukturë shëndetësore private nën shpenzimet e kompanisë GNV.

Ka një monitorim konstant të personelit të cilët deri më tani janë negativ nga koronavirusi informon kompania, por për motive sigurie është ndaluar hipja në bord i personave të tjerë jo të autorizuar.

Ndërkohë këshilltarja e sektorit të shëndetësisë të rajonit Ligurie Sonia Viale për mediat ka deklaruar se në një mbledhje të posaçme është analizuar situatat e anijes Rhapsody është marrë vendimi që për të gjithë personelin të aplikohet procedurat parandaluese mbi emergjencën koronavisur, të parashikuara nga qeveria italiane.

koronavirusi La Goulette Xhenova
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.