Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në katër vite, 31 mijë divorce, gjykatësit zbulojnë edhe paditë fiktive për “letra emigrimi”

20:26 / October 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Megi Zonja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

31 mijë e 577 çifte i janë drejtuar gjykatës në katër vite për t’i dhënë fund martesës.

Shifrat e larta të padive për zgjidhje martese në gjykata u bënë publike për Top Channel nga një burim i ministrisë së Drejtësisë që shtoi se nga viti 2015 mes bashkëshortëve  që iu drejtuan gjykatave për t’u ndarë , shumë pak kanë pranuar të pajtohen sërish. Numri i atyre qe janë pajtuar para gjyqtarit për të shpëtuar familjen është vetëm 65. Avokatja Megi Zonja pohon se shkaqet për divorc janë të ndryshme.

“Shkaku kryesor është dhuna në familje. Shkaku numër dy janë tradhtitë bashkëshortore dhe e treta vjen ekonomia; ekonomia është edhe një faktor që shpeshherë bën që çiftet të divorcohen”, shprehet Zonja.

Prej padive për zgjidhje martese 1063 janë refuzuar nga gjyqtarët me argumentin e interesit më të lartë që është interesi i fëmijëve, por ka patur raste kur gjykata ka zbuluar se padia per divorc ishte fiktive, pasi bashkëshortët kanë rënë në marrëveshje të ndahen , në mënyrë që njëri prej tyre të rimartohet jashtë vendit për të siguruar dokumentet. Ky lloj divorci po haset veçanërisht tre vitet e fundit, por palët sjellin në gjykatë shkaqe të tjera. Avokatja Zonja zbulon edhe një risi tjetër martese e më pas divorci.

“Sot femra është bërë e pavarur nga mashkulli, kërkon një fëmijë dhe më pas ato divorcohen thjesht për faktin për të pasur një fëmijë dhe ky trend po shihet sot”, përfundon avokatja. /TCh

divorce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.