Dafina Zeqiri publikoi dje këngën e saj më të re me titull “Murder on the dancefloor” në bashkëpunim me reperin RON. Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit, “Dafinë Moj”, teksa në klip është protagoniste edhe modelja Arta Nitaj. Dafina e cila njihet për stilin e saj, edhe këtë herë ka ardhur me një look shumë të veçantë.
Ai që ka tërhequr më shumë vëmendje është një detaj shumë interesant. Dafina është shfaqur me një veshje të para 1 dekade. Bëhet fjalë për fustanin e zi me viza gold, me të cilin ajo është shfaqur në klipin e saj “Supernova”.
Mesa duket, Dafina ka menduar që të risjellë në vëmendje pas shumë viteve këtë fustan, për të treguar se veshjeve të bukura si kjo nuk dalin kurrë nga moda.
“Supernova” mbahet mend si një nga këngët hit të Dafinës, e cila aso kohe ishte publikuar në dy versionet, shqip dhe anglisht.