Ka dashur të arratiset drejt Greqisë pasi i fshihej mundësisë së dënimit nga Gjykata për abuzim seksual me persona të pambrojtur.
Besnik Kreci 46 vjeç nga Tepelena është kapur në kufi teksa tentonte të largohej drejt Greqisë në mënyre ilegale.
Ka qenë Policia Kufitare e Çarshovës që ka bërë të mundur kapjen e 46-vjeçarit në brendësi të territorit kufitar.
Mësohet se Kreci është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Gjirokastrës pasi ka konsumuar veprën penale të marrëdhënieve seksuale me persona të pa mbrojtur.
Menjëherë 46-vjeçari Kreci është dërguar në dhomat e paraburgimit të Komisariatit të Policisë së Gjirokastrës.
