Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në kërkim për përdhunimin e nipit, arrestohet në Morinë 45-vjeçari

16:29 / November 25, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kokollari 600x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një shtetas kosovar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës për llogari të DVP Berat, e cila e kishte shpallur në kërkim prej rreth 2 javësh për “marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Shtetasi Belul Kokollari, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin “Malësi e Re” në Prizren akuzohet se ka përdhunuar nipin e tij 8 vjeç. Ka qenë vetë fëmija që i shoqëruar nga nëna e tij ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat 2 javë më parë dhe në prani të oficerit të policisë gjyqësore, psikologëve dhe nënën ka deklaruar se daja e ka përdhunuar.

Sipas deklaratave të fëmijës, përdhunimi është kryer rreth një muaj më parë në shtëpinë e dajës në Prizren, ku ai kishte shkuar disa ditë me nënën për pushime. Burimet zyrtare pranë DVP Berat bëjnë me dije se pas denoncimit të bërë nga fëmija është kryer edhe vizita mjeko-ligjore e të miturit, nga e cila ka rezultuar se fëmija është përdhunuar.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat e kishte shpallur në kërkim 45-vjeçarin Kokollari, i cili duke qenë se nuk ishte në dijeni që nipi e kishte denoncuar, ishte nisur sot për në Shqipëri, për të ardhur tek motra që prej vitesh është martuar në Berat dhe jeton me bashkëshortin dhe djalin 8-vjeç në lagjen “28-Nëntori”.

Ai është transferuar direkt në IEPV Berat, pasi ndaj tij është caktuar edhe masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shkak se vepra penale për të cilën është akuzuar është konfirmuar zyrtarisht nga mjekësia-ligjore.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se daja e fëmijës ka filluar afrimitetin me këtë të fundit rreth 1 vit më parë, kur për shkak të një konflikti pronësie që motra kishte me komshiun e saj, ai qëndronte shpesh herë në Berat. Konflikti i motrës me komshiun në muajin gusht 2020 degjeneroi atëherë deri në ushtrimin e dhunës mes dy palëve.

Kokollari u dënua asokohe me 4 muaj burg pasi u akuzua për plagosjen me mjete të forta të djalit të komshiut që konfliktohej me familjen e motrës. Pika kufitare e Morinës ishte njoftuar për kalimin e tij ditën e sotme, pasi ka qenë pikërisht motra e tij ajo që ka referuar në polici se vëllai i saj do të nisej sot për Shqipëri dhe do të vinte disa ditë për vizitë tek motra. Sipas deponimeve të motrës, ai i kishte thënë se kishte takuar edhe një avokat për të kërkuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat “pafajësinë” në lidhje me dënimin e marrë në vitin 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

“Muri i Lartë”/ Operacion i SPAK në Shkodër e Tiranë, arrestohet Bledar Çafi, kërkohet Indrit Dokle

11:00 / September 26, 2026

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Rinas 53-vjeçari nga Ukraina

10:30 / September 26, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.