Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërkohë që pas verifikimit rezultoi se ata ishin të shpallur në kërkim për vjedhje në Burrel.
Ata janë arrestuar në flagrancë në një hotel ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua dhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve T. S.(Ll.)., 34 vjeç dhe B.(M). Gj., 33 vjeç, banues të dy në Burrel, pasi në ambientet e një hoteli, gjatë kontrollit në dhomën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga verifikimet ka rezultuar se të dy këta shtetas ishin të shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”, për llogari të Komisariatit të Policisë Burrel”, thotë policia.
