Mbrëmjen e sotme do të luhet sfida e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League, ku përballë do të jenë 2 gjigandë të futbollit europian, Manchester City kundër Real Madrid.
“Qytetrët” vijnë në këtë takim me probleme të shumta në skuadër. Emra si Joao Cancelo, Kyle Walker e John Stones thuhet se me shumë mundësi nuk do të jenë në dispozicion të Pep Guardiola. I pari mungon për shkak të kartonëve, kurse dy të tjerët janë të lënduar.
Ndërsa nga ana tjetër, italiani Carlo Ancelotti do të duhet të bëjë llogaritë e tij pa mesfushorin brazilian, Casemiro.

Ndeshja do të fillojë në orën 21:00 të mbrëmjes dhe do të luhet në stadiumin “Etihad” të Manchester Cityt.
