Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në këtë universitet merrni diplomë për magji

17:58 / October 7, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Magjia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jeni kuriozë për të mësuar më shumë rreth magjisë dhe praktikimit të saj?

Tashmë jo vetëm që do zbuloni sekretet e kësaj fushe jo shumë të njohur, por do të mund edhe të studioni dhe të diplomoheni për magji.

Kjo është e mundur për herë të parë në Angli, nga universiteti Exeter. BBC bën me dije se cikli një vjeçar i studimit do të fillojë në shtator 2024 dhe do të ofrojë mundësinë për të studiuar mbi magjinë, historikun e saj dhe ndikimi në shoqëri e shkencë.

Ekspertët në histori, letërsi, filozofi, arkeologji, sociologji, psikologji, dramë dhe fe do të tregojnë rolin e magjisë në Perëndim dhe Lindje. Universiteti tha se ishte një nga të vetmet kurse pasuniversitare të këtij lloji në Mbretërinë e Bashkuar që kombinonte studimin e historisë së magjisë me një gamë lëndësh të tjera.

“Ky program do t’i lejojë njerëzit të rishqyrtojnë supozimin se Perëndimi është vendi i racionalizmit dhe shkencës, ndërsa pjesa tjetër e botës është një vend i magjisë dhe besëtytnive”, u shpreh Emily Selove, drejtuese e kursit.

Universiteti Exeter ndër të tjera sqaroi se programi 1-vjeçar mund t’i përgatisë studentët për karrierë në mësimdhënie, këshillim, mentorim, punë në trashëgimi dhe muze, punë në biblioteka, turizëm, organizata arti ose industrinë botuese, midis fushave të tjera.

Një përzgjedhje e moduleve përfshin dragonjtë në letërsinë dhe artin perëndimor, legjendën e mbretit Artur, paleografinë, mendimin islam, teorinë dhe praktikën arkeologjike dhe përshkrimin e grave në Mesjetë.

diplome magji Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.