Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë përgjegjës qeverinë dhe kryeministrin Rama për krizën ekonomike në vend si pasojë e koronavirusit, ndërsa tha se Shqipëria ka rënien më të thellë në Rajon.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në “News 24”, kryeopozitari Basha u shpreh se rënia e ekonomisë ka ndodhur për shkak se qeveria nuk injektoi likuiditet, ndërsa theksoi se jemi i vetmi vend në Europë ku “në kohë pandemie shpenzohen 20 mln lekë për zyrën e një ministri.
“Ekonomia po tmerron njerëzit më shumë se virusi. Çdo njeri ka shqetësim kryesor ekonominë. Kjo rënie kaq e thellë ka një autor. Rënie kanë të gjitha vendet, por Shqipëria ka rënien më të keqe. Qeveritë injektojnë likuiditet në situata të tilla. Ato para duhet të shkojnë të shtresat më vulnerabël Këtu kjo nuk ka ndodhur. Deri dje 58 mln euro ka paguar qeveria për ekonominë dhe shqiptarët për tre muaj. Kjo është traum.
Qeveria ja ka vënë këmbën në fyt ekonomisë shqiptare. Pse ne kemi krizën më të thellë ekonomike krahasuar me vende e rajonit? Pse biznesi shqiptar është në gjendjen më ët vështirë krahasuar me Kosovën dhe Maqedoninë? Pse turizmi është lënë në mëshirë të fatit.
Pse ekonomia kërcënohet me ritme më të shpjeta se e çdo vendi tjetër. Kjo është e thjeshtë, se qeveritë e çdo vendi paratë i kanë dedikuar për vendin. Këtu vjedhin edhe në kohë Covid-i. I vetmi vend në Europë që në kohë pandemi shpenzohen 20 mln lekë për zyrën e një ministri“, tha Basha.
