Gjatë fjalimit të tij në çadrën e protestës, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se një kryetari partie opozitare ju ofruan dje 500 mijë euro nga njerëz afër qeverisë për t’iu shkëputur Bashës dhe për tu futur në zgjedhjet e 18 Qershorit.
“Ky Pazar tregon dhe njëherë se sa poshtë ka rënë demokracia shqiptare. Se si është zëvendësuar mundësia për të diktuar me votë qeverisjen e vendit. KQZ kjo vegël e pavlerë i pranoi me 24 orë vonesë listat e pazarit të peshkut, të Edi Ramës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit dhe një tufe mercenarësh. Republika e vjetër, kupola kriminale në pushtet, dje gjatë gjithë ditës ofroi shuma të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit popullor të 18 Shkurtit. 500 mijë euro iu afruan një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe ky vendim popullor dhe për tiu bashkuar komplotit të politikës së vjetër. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve potencialë të partive aleate. Ata thanë jo. Askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Edi Ramës, Ilir Metës me shokë”, tha Basha.