Me mbylljen e basteve në Shqipëri, disa prej kompanive janë zhvendosur në Kosovë. Por jo të gjithë janë dakord me këtë tendencë. Përpara një jave, nëntë pika bastesh u mbyllën në Ferizaj pas një aksioni të ndërmarrë nga Inspektoriati i kësaj komune në bashkëpunim me policinë.
Sipas autoriteteve, shumica e këtyre aktiviteteve nuk zotëronin një certifikatë biznesi dhe as kushtet minimale teknike për zhvillimin e veprimtarisë. Kryetari i komunës, Agim Aliu thotë se do t’i kërkojë qeverisë së Kosovës mbylljen e të gjitha lojërave të fatit dhe salloneve të masazhit në zonë.
“Vërtet do të duhej që edhe vet qeveria të reflektonte mbi ligjin e lojërave të fatit. Unë do t’i kisha mbyllur të gjitha pikat e basteve dhe kazinotë kudo që janë, por veçanërisht në Ferizaj”, tha Agim Aliu.
Aliu është angazhuar me kohë për atë që e cilëson si “tolerancë zero” ndaj bizneseve që favorizojnë çdo dite informalitetin fiskal dhe rrezikojnë mirëqenien e qytetarëve.