Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në kulmin e tensioneve me SHBA, presidentit Xi Jinping kërkon takim “kokë më kokë” me Biden

10:19 / August 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biden 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Takimi i shumëpritur mes dy lidërve të superfuqive të botës është më afër se kurrë. Sipas informacioneve, zyrtarët kinezë po planifikojnë një udhëtim të mundshëm të presidentit Xi Jinping në Azinë Juglindore në nëntor, ku ai mund të takohet me Presidentin e SHBA Joe Biden. Do të ishte udhëtimi i parë i Xi jashtë Kinës që nga fillimi i pandemisë Covid-19.Ai do të përfshinte një takim me presidentin amerikan, raporton WallStreet Journal. Ekipi i Biden ka kohë që kërkon një takim të drejtpërdrejtë midis dy liderëve për të ulur tensionet midis Uashingtonit dhe Pekinit, të rënduara së fundmi nga vizita në Tajvan nga Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi. Pas këtij takimi retorika mes këtyre dy shteteve u ashpërsua ndjeshëm, ku nuk kanë qenë të paktë skenarët që edhe mund të ketë luftë mes tyre. Mirëpo deri tani asgjë nuk është konkret. Madje Biden nuk e ka parë të arsyeshme të alarmohet, teksa ka bërë të qartë që do ta mbrojë Tajvanin në çdo rast sulmi nga Kina. Shtëpia e Bardhë vazhdon të punojë për organizimin e një takimi të tillë, tha një burim i njohur me këtë çështje, duke shtuar se Biden është i hapur për një takim në margjinat e takimit të G20 në Indonezi në nëntor. “Ne nuk kemi detaje mbi kornizën kohore dhe vendndodhjen,” tha zyrtari amerikan. Xi dhe Biden diskutuan gjithashtu një takim të mundshëm gjatë një telefonate më shumë se dy orëshe më 28 korrik. Së fundmi Kina ka akuzuar administratën e Washingtonit si përgjegjëse për krizën e përshkallëzuar me stërvitjet që ushtria e Kinës filloi përreth ishullit tajvanez. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Hua Chunying tha se SHBA-ja është pala që nxit dhe krijon pa arsye krizën”.

Kina SHBA tensione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.