Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Në kundërshtim me kriteret e licensave, procedohen 3 taksistë në Tiranë

11:16 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
10
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Iniciohet plani operacional i koduar “Kriteret”.

Ky plan po zbatohet nga strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë.

Si rezultat i kontrolleve në kryeqytet, bazuar në denoncimet e qytetarëve, deri tani janë evidentuar 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e licencave të transportit.

Janë proceduar penalisht dhe administrativisht 3 drejtues mjetesh që ofronin shërbim “Taxi”, duke fshehur të ardhurat që vinin nga ky aktivitet. Këta shtetas, edhe më parë, ishin ndëshkuar administrativisht për të njëjten shkelje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve ekonomike, si dhe për të garantuar ofrimin e shërbimeve konform ligjit, për qytetarët, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, Komisariatit të Policisë Rrugore, Policisë Bashkiake dhe ato të Task Forcës së Transportit Rrugor, Tiranë, si reagim ndaj ankesave dhe shqetësimeve të qytetarëve, për paligjshmëri të ndryshme në shërbimin e transportit, kanë iniciuar planin operacional të koduar “Kriteret”.

Si rezultat i kontrolleve në terren, skuadrat e ekspertëve konstatuan 3 raste të ofrimit të shërbimit “Taxi”, në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në licencat e transportit, duke shkelur rregullat e miratuara nga ky sektor dhe duke u bërë shkak për konflikte midis operatorëve që ofrojnë të njëjtin shërbim.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për drejtuesit e këtyre automjeteve, konkretisht për shtetasit, Sh. A., R. Ç. dhe Sh. L., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”. Të 3 këta shtetas e vijonin këtë veprimtari në kundërshtim me ligjin, edhe pse ishin ndëshkuar adminstrativisht disa herë më parë për të njëjtën arsye.

Në vijim, krahas procedimit penal, për këta shtetas u plotësuan masat administrative përkatëse, për shkelje të parashikuara në Kodin Rrugor dhe në ligjin “Për transportet rrugore”.

Verifikimet në kuadër të planit operacional “Kriteret”, për drejtuesit e mjeteve për transportin e qytetarëve, vijojnë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pse Rinasi po konkurron aeroportet e Rumanisë dhe Bullgarisë?

22:00 / September 25, 2026

Mbledhja e gjyqtarëve, Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së! Shorti me gogla e nxjerr fitues

20:19 / September 25, 2026

Zgjidhen sot 3 anëtarë të KLGJ, Sadushi për pagat: Dialogu s’e zëvendëson vendimin e Kushtetueses, tryeza me Ramën duhet për konsolidimin e drejtësisë

12:30 / September 25, 2026

Operacioni Ura/ U ekstradua nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

12:24 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.