Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Në kurthin e Piter Pan 3” është gati, zbulohen të ftuarit specialë të natës së parë (Foto)

21:51 / February 16, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kurthin e Piter Pan erdhi përsëri. Pas dy sezoneve të suksesshme, me fëmijë të spikatur që jo vetëm gjatë javëve të spektkaklit, por edhe pas tyre kanë tërhequr vëmendjen e publikut, tani jemi gati për një sezon të ri, i cili, pa dyshim, nuk ka më pak surpriza. Tani që jemi edhe një vit më të rritur, kemi edhe një vit më shumë përgjegjësi për të sjellë një spektakël që do t’ju mbërthejë çdo të hënë para ekranit të Tv Klan.

Gazetarët e rinj janë gjithashtu gati. Nesër nisin rrugëtimin në anije së bashku me dy timonieret Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu.

“Në kurthin e Piter Pan 3” ka nisur nga puna prej disa javësh. Pas disa audicioneve për të rekrutuar sa më shumë fëmijë interesantë që do të bëhen pjesë e garës, paneli i anijes është gati. Provokues, ngacmues, të thartë e të ëmbël, natyrat e fëmijëve, ashtu si edhe në dy edicionet e para, do të jenë të larmishme.

Gazetarët e vegjël kanë nisur të thumbojnë qysh në provat e audicioneve, dinë mjaft mirë të vënë në vështirësi lloj-lloj personazhi, kështu që, me siguri, nuk do t’i kursejnë as të njohurit që do të ulen përballë tyre për një “lundrim” me anije. Para fëmijëve, kush ka mundur të mbajë të fshehta, të pathënat ata nuk i njohin, kështu që “kurthi” nuk njeh kompromis.

Shumë shpejt, të hënat në Tv Klan do të pushtohen nga fëmijët. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu janë gati për të sjellë te publiku programin më argëtues të familjes.

Po cilët janë të ftuarit e parë që do të futen në kurth?

1 2

Elisa Spiropali

E para që do të nisë një “udhëtim” në këtë anije është Elisa Spiropali. Pas vajzës 5-vjeçare, më 20 janar Elisa u bë nënë për herë të dytë me djalin Kren. Vetëm 10 ditë pas lindjes, Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, iu rikthye punës. Nalta dhe Kreni do të kenë një kujtim të bukur nga mami i tyre. Nesër, mes fëmijëve ajo do të flasë për ta, ashtu si edhe për punët e reja të politikës, ku ajo bën pjesë.
Ka pyetje provokuese për të, por nuk dihet se si do t’i përballojë. Mos e humbni nesër.

2 5

Julian Deda

Ai nuk e ka aspak të vështirë të jetë përballë fëmijëve. Jo vetëm sepse është mësuar me fëmijët e tij, që tashmë janë të rritur, por edhe sepse ka ende brenda vetes një pjesë të fëmijës që e bën Julin gjithmonë interesant përballë publikut. Ndoshta e ka pak më të lehtë përballjen me fëmijët për shkak se është mësuar me rolet, por nuk i njeh këta të Piter Panit. Edhe për aktorin e njohur të humorit ka surpriza, kështu që qëndroni nesër mbrëma bashkë me një ekip të ri fëmijësh, të cilët do t’ju argëtojnë pafund.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dalin pamjet nga martesa private e Ronaldos me Georginën

15:01 / August 17, 2026

Ariana Grande përlot Londrën/ Dhjetë koncerte mbyllin turneun, këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

16:19 / August 16, 2026

Antonela Berisha humb njeriun e shtrenjtë, dedikimi prekës: Na ke lënë një boshllëk të madh

13:33 / August 16, 2026

Ronaldo dhe Georgina nënshkruajnë marrëveshje paramartesore para martesës sekrete, zbulohet edhe detaji për pasurinë

10:31 / August 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.