Zbulohet emri i biznesmenit që u kërcënua në Cërrik. Ai është Eral Myftaraj. Biznesmeni kishte fituar një tender në bashkinë Tiranë me vlerë rreth 1 milion Euro për furnizimin me dru zjarri. Por njëri prej garuesve në tender s’e ka pritur mirë humbjen.
Biznesmeni Shaqir Alcani 62 vjeç, pronar i firmës ‘Alcani sh.p.k.’ bashkë me dy persona të tjerë Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç, të tre në pranga dhe një tjetër person, 38-vjeç që është në kërkim, e kërcënuan.
Përmes telefonit dhe metodave të ndryshe ata e kërcënuan Eral Myftarajn që të tërhiqej nga procedura e konkurrimit për tenderin që kishte fituar kjo kompani në bashkinë e Tiranës.
Sipas policisë administratori Eral Myftaraj nuk ka pranuar të tërhiqet dhe tre personat në fjalë e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.
Operacioni ka nisur mbrëmjen e djeshme dhe ka vijuar gjatë natës deri mëngjesin e sotëm.