Pala greke ka kthyer mbrapsht zjarrfikëset dhe mjetet që po shkonin për të shuar flakët në shtetin fqinj, kjo pas katër orësh qëndrimi në doganën e Kakavijës. Nuk dihen ende arsyet pse Athina zyrtare e ka refuzuar ndihmën, por vetëm pak minuta më parë personelit i është komunikuar refuzimi i ndihmës së ofruar.
“Pas thirrjes për ndihmë Shqipëria ka ofruar ndihmën e saj me trupa tokësore, ku drejt shtetit helen ishin nisur zjarrfikëse nga Korça, Maliqi, Gjirokastra dhe Tirana, të cilët për disa orë qëndruan në qytetin e Bilishtit dhe më pas në Pyllin e Cangonjit. Vetëm para pak minutash këto forca kanë marrë lajmërimin për t’u kthyer pas. Nuk përjashtohet mundësia e ofrimit të ndihmës nga ana e Republikës së Shqipërisë në rast të nevojave të tjera në Greqi”, thuhet në njoftim.
Sistemi Europian i Mbrojtjes Civile i ka kthyer përgjigje Shqipërisë se Greqia nuk ma më nevojë për ndihma tokësore sa i takon situatës së zjarreve, pasi ato janë plotësuar nga vende e tjera të BE.
