Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Në luftë me Hamasin, Izraeli paralajmëron pushtimin e Gazës, ministri-ushtarëve: Jini në gatishmëri, komanda do të vijë shumë shpejt

21:30 / October 19, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ushtaret izraelit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant, ka bërë me dije se trupa tokësore do të jenë gati për të hyrë në Rripin e Gazës, ndonëse nuk ka treguar se kur mund të nisë pushtimi.

CNN, raporton se në një takim me ushtarët izraelitë në kufi me Gazën, Gallant ka thënë të enjten që forcat duhet “të organizohen, të jenë gati” për urdhrin për t’u nisur.

“Ju e shihni Gazën tani nga një distancë, së shpejti do ta shihni nga brenda. Komanda do të vijë,” ka deklaruar ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, gjithashtu në një vizitë të veçantë në një zonë në kufi me Rripin e Gazës, u shprehu mbështetjen e qeverisë dhe gjithë vendit trupave të vendosura atje.

 “I gjithë kombi i Izraelit qëndron pas jush dhe ne do t’i japim goditjen e fortë armiqve tanë në mënyrë që të arrijmë fitoren. Për fitore!”, u shpreh ai, sipas CNN.

Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz.

Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit, i cili ka në kontroll Gazën, dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin, duke mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën.

gatishmeri Ministri izraelit pushtimin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.