Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Në mbrojtje të Vjosës/ Të rinjtë nga e gjithë bota me mision në Shqipëri, mbjellin 3 mijë fidanë në zonë

12:26 / February 23, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8353
Screenshot
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

25 të rinj nga mbarë bota kanë zgjedhur Shqipërinë për një mision që në fakt do të duhej ta udhëhiqnin vetë të rinjtë shqiptarë: Mbrojtjen e ekosistemit të lumit të fundit të egër në Evropë, Vjosa.

Të bashkuar nga një qëllim i përbashkët, ruajtja e natyrës dhe biodiversitetit, ata kanë arritur të mbjellin plot 3000 fidanë të llojeve të ndryshme pemësh, duke i dhënë zonës më shumë gjelbërim dhe shpresë për një të ardhme më të qëndrueshme. Çdo fidan i mbjellë është një akt përgjegjësie, një investim për brezat që do të vijnë.

Pietro, i ardhur nga Italia, tregon se për të përfshirë komunitetin vendas në këtë nismë janë organizuar edhe dëgjesa publike, por pjesëmarrja ka lënë për të dëshiruar. Megjithatë, mesazhi i tij mbetet i qartë dhe i fortë: “Lumi i lirë.”

“Jemi shumë të lumtur që kemi arritur të punojmë kaq mirë këtë javë. Kishim më shumë se 20 vullnetarë. Arritëm të mbjellim më shumë se 3000 fidanë në tokat e mbrojtura me rrjet nga të gjitha kafshët shtëpiake. Objektivi është të pyllëzohet gjithë zona, pasi e ka humbur atë për shkak të zjarreve të qëllimshme dhe prerjeve ilegale!”

 Në brigjet e Vjosës sot po ndërtohet një histori solidariteti ndërkombëtar, ku të rinj nga kultura e vende të ndryshme punojnë krah për krah për të mbrojtur një pasuri natyrore që i përket jo vetëm Shqipërisë, por gjithë Evropës.

fidanë lumi Vjosa mbjellin mbrojtje të rinjtë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.