Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Në Mirditë Ramës i kërkojnë ndërtimin e Selisë Kapidanore të Gjonmarkajve

21:59 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kapedani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në kuadrin e programit zhvillimor turistik “100 fshatrat”, ku në Mirditë janë listuar Katundi i Vjetër dhe Oroshi, gjatë vizitës së sotme të Kryeministrit të Vendit Edi Rama në disa objekte infrastrukturore dhe sociale të përfunduara dhe në ndërtim e sipër, kryetari i bashkisë Ndrec Dedaj i ka kërkuar atij mundësinë e realizimit të dy projekteve thelbësore sa i përket trashëgimisë historike dhe kulturore në Orosh, pikërisht bërjen të mundur të realizimit të projektit të Muzeut të Abacisë si Kryekisha e Mirditës ndër shekuj me histori të ndritur, si dhe Selinë Kapidanore të Gjomarkajve, një nga dyert më të përmendura në Shqipërinë e disa shekujve, aty ku lindën Prijësit e Mirditës e që lanë vulën e vetqeverisjes së Mirditës sëbashku me Kishën, Kuvendet dhe Pleqtë e Urtë të Maleve. 
Kryeministrit i janë afruar në bisedë e sipër nga kryebashkiaku Dedaj edhe detaje rreth projektit, shoqëruar me foto të hershme, i cili tashmë e ka konfiguruar platformën e zhvillimit si fshat turistik, ku pos natyrës fantastike me bjeshkët, pyjet, malet, burimet e ujit, florën dhe faunën e pasur, por që nga pasuritë më të vyera, ka historinë e madhe ndër shekuj si kryeqendra e Mirditës, madje një nga faqet më të lavdishme edhe në historinë kombëtare.
Kryeministri Rama ka shfaqur interes për të dy projektet interesante si dhe Internatin e njohur të Oroshit, dhe ka kërkuar bashkëpunim në mes bashkisë me kishën dhe pinjollët e kësaj dere me emër në histori, që të rindërtohen Sarajet e dikurshme atje ku kanë qenë me synimin për t’i kthyer në një qendër pritëse për vizitorë vendas dhe të huaj me të gjitha atributet e hershme, duke premtuar projektet dhe fondet përkatëse për realizimin e tyre

Gjonmarkaj Orosh
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protesta e dhunshme/ Ministria e Shëndetësisë: 15 të lënduar në spital, mes tyre protestues dhe efektivë

17:46 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.