Një operacion i madh anti-drogë është realizuar ditën e sotme nga policia e Matit nën drejtimin e prokurorisë së rrethit.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë arrestuar deri më tani 14 persona të fshatit Lami i Madh në rrethin e Matit.
“Aksioni është në zhvillim e sipër ndaj nuk mund ti bëjnë të ditur emrat e personave të arrestuar” tha një zyrtar i Policisë së Burrelit. Drejtues të organit të akuzës së këtij rrethi bënë me dije se personat e arrestuar dhe të tjerë që mund të arrestohen janë mbajtur në përgjim nga korriku i vitit 2020. Disa prej të arrestuarve janë kapur edhe më parë për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike por muaj më parë janë liruar.
