Ndarja nga jeta e Hueyda El Saied trishtoi miqtë, kolegēt dhe këdo që e njihte dhe e kishte parë nga ekrani. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë partneri, Thierry, dhe i biri, Gabrieli.
Sot ata të dy, Thierry dhe Hueyda, do të festonin përvjetorin e martesës, dhe ai i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura, krahas fotove nga dita e veçantë.
“Dashuria ime, Faleminderit që ekzistove në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës”, shkruan Thierry.
Ndër të tjera, ai shton se ju mungon shumë, atij dhe Gabrielit.