Pas kallëzimit të një 16-vjeçareje se është përdhunuar, policia e Tropojës ka rënë në pranga një 25-vjeçar. Policia njofton se ka arrestuar shtetasin E.B., 25 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, pasi ka kallëzuar një shtetase e mitur 16 vjeçe, se 25-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi
Postime te ngjashme
Add A Comment
