Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 23-vjeçar, autor i dyshuar i tre vjedhjeve në Tiranë.
Sipas policisë së Tiranës në sajë të operacionit të koduar “Çanta” është vënë në pranga D.L, 23 vjeç.
“Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular”, thotë policia e Tiranës.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
