Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Në proces rivlerësimi rreth 50 mijë banesa/ Përfitojnë edhe qytetarët që kanë pasuri të palegalizuara

19:11 / December 8, 20191 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Banesa enti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke nisur nga 1 janari deri në 30 Gusht të vitit të ardhshëm, qytetarët do të kenë mundësinë të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme duke i sjellë në vlerën e tregut apo duke i shitur me tatim të reduktuar të diferencës midis çmimit të blerjes apo çmimi të shitjes.

Referuar relacionit të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të depozituar në komisione parlamentare, përfitues do të jenë edhe individët të cilët janë në proces legalizimi dhe regjistrimi të pasurisë si dhe ata të cilët kanë kontrata sipërmarrje dhe jetojnë në pallate ende të pa legalizuara. Tatimi që do të paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e bazës së tatueshme nga 15 për qind që paguhet aktualisht.

Ky projektligj vlerësohet te ketë 6 miliardë leke efekte financiare bruto ne te ardhurat e buxhetit te shtetit per vitin buxhetor 2020 dhe 4 miliardë lekë efekt neto.

Vlerësohet që procesit të rivlerësimit ti nënshtrohen rreth 50 mijë banesa. Sipas draftit shpjegues, miratimi i këtij projektligji do te ketë efekte te drejtpërdrejta ne nxitjen dhe formalizimin me vlerën e tregut te pasurive te paluajtshme.

Legalizimi shtepite termeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

3055 qytetarë pajisen me vendim legalizimi gjatë muajit mars

11:48 / April 3, 2026

3500 vendime legalizimi ende të patërhequra në Tiranë dhe Kamëz, emrat e përfituesve

09:48 / March 11, 2026

Një tërmet i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda

21:41 / November 10, 2025

Tërmeti me magnitudë 6.3 godet Afganistanin, mbi 20 viktima dhe qindra të plagosur

09:34 / November 3, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.